top of page

“Burimet ujore në rajonin e Korçës: vlerat mjedisore, turistike dhe shëndetësore”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 10
  • 2 min read

Updated: Apr 11

Prania e kalciumit në Burimin e Osumit, si dhe peisazhi që krijon në rrjedhën e sipërme të tij në formën e guvës e kanionit në vazhdimësi janë ndër gjetjet e studimit të kryer në kuadër të projektit “Burimet ujore në rajonin e Korçës: vlerat mjedisore, turistike dhe shëndetësore”.


Ky projekt me financim e AKKSHI-it dhe i zbatuar nga Universiteti "Fan S. Noli", në partneritet me shoqatën “Korça Alpin” mbylli fazën e prezantimeve paraprake në Bashkinë e Korçës, ku u diskutuan të dhënat e Liqenit të Prespës së Madhe dhe Burimin e Osumit.



Në një auditor me specialistë, pedagogë, studentë, nxënës e qytetarë, studimi u paraqit në disa plane, si: mbledhja e të dhënave në terren (marrja e kampioneve të ujit), analizat laboratorike, vlerat dhe kujdesi shëndetësor, konstatimi i vlerave mjedisore, ndërhyrja e njeriut dhe përshkrimi i potencialit turistike, si dhe pyetësorë e intervista nga komuniteti.


Sipas drejtuesit të projektit dr. Eriseld Kalemaj gjetje e këtij studimi ishte përmbajtja me kalcium e Burimit të Osumit, si dhe peisazhi që krijon në rrjedhën e sipërme të tij në formën e guvës e kanionit në vazhdimësi, i cili rekomandohet të marë statusin “Monument Natyre”. Ndërsa si problem shfaqet tërheqja e Liqenit të Prespës së Madhe dhe kjo me ritëm të shpejtë.


Në këtë kuadër, falënderojmë për bashkëpunimin Bashkinë Korçë, Bashkinë Pustec dhe Bibliotekën “Thimi Mitko”., Korçë.



Tashmë, pas prezantimeve të kryera në Bashkinë Maliq (Liqenet e Valamarës), Bashkinë Kolonjë (Burimet e Sarandoporit dhe Liqeni i Gramozit), Bashkinë Pogradec (Liqeni i Ohrit, Burimet e Drilonit dhe Liqenet e Lukovës), Bashkinë Devoll (Burimi i Devollit dhe Liqeni i Prespës së Vogël), projekti studimor hynë në fazën e botimit dhe publikimit në një konferencë shkencore.


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page