𝐙𝐛𝐮𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐜̧𝐚𝐫𝐣𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐧𝐞̈𝐧 𝐓𝐨𝐤𝐞̈, 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐯𝐢𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐅𝐑𝐈𝐊𝐒𝐇𝐄̈𝐌!
- Korca Boom
- Apr 8
- 1 min read
Shkencëtarët kanë zbuluar një çarje gjigante nën Tokë, që po zhvillohet mes pllakës arabo-afrikane dhe asaj euroaziatike. Nën drejtimin e gjeologut Renas Koshnaw nga MIT dhe Universiteti i Miamit, studiuesit konfirmojnë se kjo çarje është e lidhur me zhdukjen e një oqeani të lashtë Oqeani Neotetis që ndante dikur superkontinentet Gondwana dhe Laurasia. Për miliona vite, mbetjet e kësaj pllake oqeanike janë zhytur në mantelin e Tokës. Por të dhënat sizmike të reja dhe modelet e avancuara gjeodinamike tregojnë se pllaka po çahet në dysh.
Zona e dëmtimit fillon në juglindje të Turqisë dhe shtrihet drejt Irakut Verior dhe vargmalit Zagros. “Kjo është si një plagë e vjetër që po hapet sërish,”-thotë Koshnaw. Pjesa oqeanike e pllakës po shembet në mantelin e Tokës, duke krijuar tensione anësore që mund të ndryshojnë balancën tektonike në rajon. Sipas ekspertëve, ky fenomen mund të ndikojë ndjeshëm në frekuencën dhe intensitetin e tërmeteve.
Rajonet përreth Turqia, Iraku dhe Irani ndodhen në një zonë sizmike aktive. Nëse çarja vazhdon të zgjerohet, mund të aktivizojë të çara të reja dhe të redistribuojë energjinë e akumuluar në brendësi të Tokës.
“KORÇA BOOM”



















