top of page

Devolli luan sot shanset e shpresës për ngjitjen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 12
  • 1 min read

Devolli sot përballet me ekipin e Tomorit, në një ndeshje që mund të vendosë fatin e shpresës për një ngjitje në një kategori më të lartë.


Rezultatet e javës së fundit bënë që skuadra të renditet në vendin e katërt dhe të luajë në transfertë këtë ndeshje play-off-i.


Megjithatë, sipas informacioneve të fundit, skuadra devollite është e vendosur të japë maksimumin për të arritur suksesin.



Kjo është konfirmuar edhe nga drejtuesi Ermir Lukra, i cili është shprehur: “Do të japim maksimumin. Shkojmë në një ndeshje pa presion, pasi objektivin e parë tashmë e kemi realizuar.


Edhe pse situata nuk është ndër më të mirat, për shkak të disa mungesave në skuadër, dhe ndërkohë që kundërshtari luan edhe për një barazim, kjo nuk do të thotë që ne jemi thjesht kalimtarë.”


Në fakt, Devolli nuk do të ketë të gjithë kontingjentin në dispozicion, për shkak të pezullimit të portierit dhe dëmtimeve të disa futbollistëve, për të cilët do të vlerësohet nëse mund të luajnë disa minuta. Megjithatë, skuadra do të respektojë veten dhe garën.



"KORÇA BOOM"



 
 
bottom of page