top of page

Dita e ndeshjes/ Sot të gjithë drejt stadiumit, vjen Tirana

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 12
  • 1 min read

Erdhi dita e ndeshjes së madhe të superligës, madje nga ato ndeshje që vendos gjithë sezonin. Skënderbeu-Tirana është përballja e orës 15:30, një përballje që vlen më shumë se 3 pikë dhe sot mbi të gjitha në qytetin juglindor vjen Tirana, skuadër që bardhekuqtë kanë vetëm një objektiv, fitoren.


Ka ditë të tëra që në juglindje të vendit nuk mungojnë thirrjet që të gjithë të jenë në stadium dhe ja dita erdhi. Sot Tribuna C, ajo e tifozëve do të jetë pa biletë një shtysë më shumë që stadium të mbushet si asnjëherë më parë.



Skënderbeut sot i mjafton fitorja për të mbyllur llogaritë e qëndrimit në superligë dhe përballë ka Tiranën, “armikun” e Skënderbeun, skuadër që në Korçë duan ta mundin pa më të voglin dyshim.


Tashmë përgatitjet e tfiozëve janë mbyllur dhe priten surpriza në tribuna. Pritet të shohim vetëm numrin e tifozëve që do të vijnë nga kryeqyteti dhe dekorari nga të dy tifozëritë pritet të jetë fantastik.


Skënderbeu dhe “Ujqërit” duan të fitojnë duelin e sezonit dhe prandaj të gjitha rrugët sot të çojnë në stadium.


Forca Skënderbe!



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page