top of page

E FUNDIT/ Ernest Gjoka optimist: Skuadra është pjekur shumë, ne hyjmë në lojë për gjithçka dhe do të japim gjithçka

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 11
  • 1 min read

Trajneri i korçarëve, Ernest Gjoka ka dalë në një konferencë për shtyp dhe me nota optimiste ka deklaruar:

“Skuadra është pjekur shumë. Ka ardhur një moment kur ne i dimë përgjegjësitë tona dhe lojtarët po ashtu i dinë përgjegjësitë e tyre. Të gjithë jemi në një zë që mundemi t’ia dalim.”

Ndërkohë, Gjoka nuk ka fshehur edhe studimin që i ka bërë kundërshtarit, ekipit të Tiranës.



Ai shtoi: “Është një kundërshtar që ka bërë mirë dhe, duke pasur parasysh edhe ndeshjen e kaluar në derbi, janë besoj në një gjendje të mirë psikologjike. Kjo ndeshje merr një rëndësi të veçantë.”


Duke qenë se të dy ekipet po bëjnë mirë, Gjoka e ka mëse të qartë se vendimtare do të jetë loja taktike. Kush do të bëjë më mirë taktikisht do të jetë superior. Fati, besoj, të jetë me ne. Ne hyjmë në fushë për të dhënë gjithçka dhe për të marrë gjithçka.”


Gjithashtu, ai është i bindur se skuadra do të ketë edhe përkrahjen e tifozëve, të cilët priten të jenë të shumtë në stadium për këtë ndeshje të rëndësishme


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page