E madhja e skenës Zamira Kita feston sot 62 vjetorin/ Edhe 100 vite të tjera në skenë Zamira!
- Korca Boom
- Apr 1
- 1 min read
Updated: Apr 1
Ditë e veçantë sot për Zamira Kitën.Aktorja korçare shumë e dashur për publikun shqiptar Zamira Kita feston ditëlindjen. Me urimet e shumta për aktoren e shumë roleve dhe drejtoreshën e Teatrit të Korçës bashkohet edhe portali ynë “Korça Boom”: Edhe 100 vite festofsh në skenë Zamira Kita!
Zamira ka lindur më 1 prill të 1963 dhe ka studiuar në gjimnazin “Themistokli Gërmenji”, në të cilin luajti në disa shfaqje si amatore. Më pas ajo ka vazhduar studimet e larta si aktore në Institutin e lartë të Arteve. Janë të shumta bashkëpunimet me TVSH-në në koncerte e spektakle, kryesisht ato të Vitit të Ri. Në vitin 1997 ajo merr çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin mbarëkombëtar të teatrit të zhvilluar në Tiranë.
Sot në moshën 62-vjeçare Zamira numëron me dhjetra filma ku ka luajtur ndërsa është një nga aktoret më të preferuara për shfaqjet e saj në teatër. Ajo mban prej vitesh postin e drejtoreshës së Teatrit të Korçës dhe është nënë e një vajze të quajtur Enira.
“KORÇA BOOM”

