top of page

E paprecedentë: Në një spektakël, Jozi godet Gjestin – arrestohet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 13
  • 1 min read

Në një spektakël televiziv ka ndodhur një ngjarje vërtet e paprecedentë. Dy banorë të spektaklit janë përfshirë në një skenë që nuk të lë shije të mirë dhe natyrisht, duhet dënuar nga të gjithë.


Ka qenë këngëtari Jozefin Marku, i cili në momentin e eliminimit nga spektakli, gjatë largimit, ka goditur Gjestin, një tjetër banor që vazhdon garën në spektakël.



Akte të tilla janë të dënueshme dhe menjëherë forcat e rendit kanë mbërritur në ambientet ku zhvillohet spektakli dhe e kanë shoqëruar Jozefin Markun në komisariat. Pritet që ndaj tij të merret një masë për këtë veprim të dënueshëm, jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht.

“KORÇA BOOM”




 
 
bottom of page