E PREMTE 4 PRILL - JAVA IV E KRESHMËVE
- Korca Boom
- Apr 4
- 2 min read
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit Në atë kohë, Jezusi vazhdoi të përshkojë Galilenë. Nuk donte te shkonte në Jude, sepse judenjtë e kërkonin për ta vrarë. Ishte afruar festa e judenjve, ajo e Tëbanave. Pasi shkuan vëllezërit e tij në festë, shkoi edhe ai, jo ballafaqe, por si fshehtazi. Atëherë disa jerusalemas i thanë: "Po a nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin? Dhe ja, ky po flet ballafaqe dhe askush s'po i thotë gjë! A thua mos pranuan edhe krerët se është Mesia? Por këtë e dime se prej nga është e, kur të vijë Krishti, askush s'do ta dijë se nga është." Atëherë Jezusi që po mësonte në tempull foli me zë të lartë: "Po, ju më njihni dhe e dini se nga jam! E pra, unë nuk erdha prej vetvetes: por është Një i Vërtetë që më dërgoi, të cilin ju s'e njihni. Unë e njoh Atë, sepse jam prej tij dhe Ai më dërgoi".
Që atëherë kërkonin ta zënë, por askush s'vuri dorë mbi të, sepse ende nuk kish ardhur koha e tij. Fjala e Zotit ... Meditohet Jezusi përballë pështjellimit në lidhje me identitetin e tij, vazhdon zbulimin e vet dhe flet për prejardhjen e vet. Njerëzit e dinë se nga vjen, por ajo që njerëzit nuk e dinë është pikërisht prejardhja dhe misioni që merr prej Hyjit Atë.. Jezusi nuk ka ardhur me vullnetin e vet, por për t'iu bindur një plani që është sekreti i jetës së tij: Jezusi është i dërguari i Atit që nuk mashtron sepse është dashuri që shpëton.
Ata që e përcaktojnë orën dhe rrjedhjen e ngjarjve nuk janë ata që kanë pushtetin, por është vetë Jezusi: "Nuk kishte ardhur ende koha e tij". Jezusi nuk është pre e gjykimit të personave dhe e zemërit të tyre. Do të jetë Ai, e vetëm Ai, që do ta kuptojë kur koha do të këtë ardhur për t'iu dhuruar njerëzimit. Le të shpejtojmë ta njohim mirë Hyjin në të cilin themi se besojmë dhe të cilin dëshirojmë të duam. ....Më angazhon Sot do të angazhohemi për të mos u ndalur në dukjet e jashtme dhe për t'i shikuar të tjerët duke shkuar përtej dukjes së tyre të jashtme.
“KORÇA BOOM”
