E pësojnë keq fermerët e Drithasit që u ngritën në protestë…
- Korca Boom
- Jul 22, 2024
- 1 min read
Sot në orën 09:00 fermerët e zonës së Drithasit janë ngritur në një protestë për të kërkuar të drejtat e tyre. Ata kanë vendosur mjetet bujqësore në anë të rrugës dhe kanë qëndruar për gjysmë ore në rrugë në shenjë proteste duke kërkuar që shteti të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre, duke i mbështetur me subvencione dhe duke marrë masa që prodhimet që hyjnë nga jashtë të mos i falimentojnë.
Deri këtu janë në të drejtën e tyre demokratike për të protestuar, por ajo që erdhi më pas ishte edhe më e rëndë. Shikoni njërën prej gjobave që u është prerë nga ana e policisë, me shkakun që kanë lënë mjetin në rrugë dhe kanë penguar qarkullimin, kur në fakt mjetet ishin të parkuara anash rrugës dhe nuk kanë penguar lëvizjen e mjeteve të tjera.
Madje gjobat janë shumë të majme dhe kjo që po ju sjellim është në vlerën e 100.000 mijë lekëve. Sa prodhime duhet të shesin klëta fermerë për të paguar këtë gjobë?!
