top of page

E rëndë! Hëngri një saundiç dhe i bëri alergji, ndërron jetë studentja 21-vjeçare!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 3
  • 1 min read

Një studente amerikan vdiq të mërkurën pasdite në Romë nga një reaksion alergjik pasi hëngri një sanduiç të blerë në një restorant.


Avarie Anne Tierney, 21 vjeç, e cila ishte alergjike ndaj arrat shqeme, ndodhej në zonën Pigneto në një qendër për studentët që ndiqnin kurset Erasmus, me disa miq kur, menjëherë pasi hëngri sanduiçin, u ndje keq. Ajo u rrëzua në tokë nga shoku anafilaktik.



Menjëherë pas kësaj, 21-vjeçarja, arriti të kthehej në banesën e saj falë ndihmës së miqve. Ata, duke kuptuar seriozitetin e situatës, e ndihmuan duke i dhënë një dozë Bentelan.


E reja pësoi një infarkt, teksa mjekët tentuan disa herë ta shpëtonin duke i kryer masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale, por përpjekja nuk kishte rezultat, me studenten që humbi jetën.

Sipas mediave e reja mendohet se nuk u ka thënë kamerierëve të restorantit se ishte alergjike, pasi nuk fliste italisht, teksa priten dhe rezultatet e autopsisë.



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page