top of page

E rëndë në Greqi/ Burri gjen të vdekur gruan në banesë, në krahë mbante foshnjën e tyre 5 ditëshe

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 7, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/00_12_1422518747463598794.jpg

Një 38-vjeçare ka humbur jetën papritur në Greqi, teksa në krahë mbante foshnjën e saj vetëm 5 ditëshe.

Siç raportohet viktima ishte bërë nënë për herë të dytë, dhe papritur ka ndërruar jetë, e ulur në divanin e shtëpisë me foshnjën e në dorë.

Pas telefonatave që nuk merrnin përgjigje, bashkëshorti i saj është kthyer në banesë dhe e ka gjetur pa jetë, e ndërsa foshnjën duke qarë.

Gjithashtu ende nuk dihen arsyet se përse u shua papritur, por do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë shkaqet.

Paraprakisht, dyshohet se në momentin që është gjetur nga i shoqi, kishte rreth 6 orë që kishte ndërruar jetë.

Recent Posts

See All
Thyhet rekordi i kërcimit i vendosur nga Ronaldo

<p>Të gjithëve e mbajnë mend atë kërcim të Ronaldos në shënimin e një goli me kokë, ku kërcimi i tij ishte i jashtëzakonshëm. Por tani kemi një foto që tregon një kërcim edhe më të lartë. Bëhet fjalë

 
 
bottom of page