E TMERRSHME në Turqi/ “Mos më vrit, fëmijët”, burri ekzekuton ish-gruan poshtë banesës, fqinjët nëpër dritare ulërijnë dhe…
- Korca Boom
- Aug 11, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/d480bef0-fd35-40b4-b6b3-cf7f06bd9f06.jpg
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi, ku një 35-vjeçare është ekzekutuar me tre plumba nga ish-bashkëshorti me të cilin kishte dy vite e ndarë.
Ngjarja horror është filmuar nga fqinjët, të cilët ulërinin dhe bërtisnin duke i thënë të mos e vriste.
“Mos më vrit, mendo për fëmijët”, dëgjohej gruaja t’i thoshte ish-të shoqit, i cili pasi e ndoqi me vrap, e qëlloi tre herë me armë.
Më pas autori është arrestuar nga policia, ndërsa të shumtë ishin qytetarët që kanë tentuar ta dhunojnë. Mësohet se gruaja u vra poshtë banesës, ndërsa sapo kishte takuar fëmijët e saj.