top of page

E veçantë, por e besueshme: Gjyqtarët me kamera trupi…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 10
  • 1 min read

Gjithnjë e më shumë, bota e futbollit po përballet me ndryshime të shumta, të cilat vijnë si pasojë e rregulloreve të reja të lojës, përfshirë edhe ato që lidhen me pozicionin jashtë loje.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendje është përfshirja gjithnjë e më e madhe e teknologjisë.



Fillimisht janë përdorur çipet në top ose sinjalizuesit në vijën fatale të portës. Megjithatë, revolucionar ka qenë sistemi VAR, ku çdo gjyqtar ka mundësinë të rishikojë në monitor rastet e veçanta.

Së fundmi, vjen një tjetër risi, gjyqtari kryesor i ndeshjes do të ketë të vendosur në trupin e tij një kamer. Ky sistem pritet të vendoset shumë shpejt dhe të testohet në ndeshje zyrtare.

“KORÇA BOOM”





 
 
bottom of page