top of page

Eda Dulo, mësuesja e gjuhës frënge që duhet marrë shembull!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 9
  • 1 min read

Padiskutim që kur flasim për arsimin, mund të themi se ndjehemi krenarë tashmë me atë brez mësuesish që vërtet duhet të mburremi të gjithë, sepse kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në arsim të cilin e kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin me plot admirim.



Njëra prej tyre është edhe mësuesja e gjuhës frënge, Eda Dulo, tashmë prej shumë vitesh në kolektivin e shkollës 9-vjeçare “Naum Veqilharxhi” dhe që sapo ka marrë titullin “Mësues mjeshtër” me rezultat për t'u admiruar.


Na vjen mirë që kemi midis nesh të tilla mësuese me kaq përkushtim.


Ja dhe postimi që ka bërë vetë shkolla “Naum Veqilharxhi:


Në kuadër të kualifikimit të punonjësve arsimorë për të fituar kategorinë “Mësues mjeshtër”, nxënësit e klasës së nëntë të përgatitur nga mësuesja Eda Dulo, realizuan prezantimin e projektit kurrikular me temë: "Le journal de l'école”, La francophonie dans nôtre école.


Aftësimi për jetën është qëllimi i të mësuarit me kompetenca, gjë që u arrit më së miri të demonstrohet nga nxënësit tanë të talentuar në këtë projekt!

Suksese të mëtejshme mësueses së bashku me nxënësit!



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page