top of page

FAT për KORÇËN / Andrea Mano, djali i qytetit që do të rikthejë Partinë Demokratike te fitorja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 11
  • 2 min read

Andrea Mano, deputeti aktual i Partisë Demokratike për qarkun Korçë, ka shpërndarë disa nga pikat kryesore të fushatës dhe programit të tij për zgjedhjet e 11 Majit 2025.


Në një intervistë të dhënë për Cna TV, ai kujtoi vitin 1991, kur vendosi të angazhohej në jetën politike, duke theksuar se marrëdhënia me PD-në "është një dashuri që nuk përfundon asnjëherë, me gjithë ulje ngritjet e saj."


Sipas Manos, është një nder dhe privilegj që vazhdon të kontribuojë në Partinë Demokratike, e cila ka realizuar reformat më të rëndësishme për vendin.



Pikat kryesore të programit të PD-së, sipas Andrea Manos:

Ndalimi i shpopullimit të Korçës:  Mano theksoi se një nga prioritetet është rritja e rrogave dhe pensioneve, si dhe parandalimi i largimit të qytetarëve nga Korça. Ai propozon 1200 euro për mësuesit dhe pensionistët mbi 200 euro si minimum.


Lehtësira për rininë:  Bizneset do të hapen pa taksa për një periudhë të gjatë, dhe çmimi i naftës do të ulet më i ulti në rajon, duke lejuar qytetarët të investojnë më shumë në qytetin e Korçës.


Stili i fushatës:  Mano theksoi se fushata e tij është e fokusuar tek qytetarët, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke i ofruar një alternativë të besueshme për ndryshim. Ai vërejti optimizëm te qytetarët për një të ardhme më të mirë dhe beson se shumica i mbështet idetë e PD-së.



Në lidhje me partitë e tjera të ashtuquajtura të reja, ai këshilloi qytetarët të mos bien pre e "mashtrimeve politike" nga forca që, sipas tij, financohen në mënyrë të fshehtë nga pushteti.


Ai gjithashtu e cilësoi listën e Partisë Socialiste si një mundësi të humbur për qytetarët, si një listë që nuk ofron shpresë.


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page