FAT për KORÇËN / Andrea Mano, djali i qytetit që do të rikthejë Partinë Demokratike te fitorja
- Korca Boom
- Apr 11
- 2 min read
Andrea Mano, deputeti aktual i Partisë Demokratike për qarkun Korçë, ka shpërndarë disa nga pikat kryesore të fushatës dhe programit të tij për zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Në një intervistë të dhënë për Cna TV, ai kujtoi vitin 1991, kur vendosi të angazhohej në jetën politike, duke theksuar se marrëdhënia me PD-në "është një dashuri që nuk përfundon asnjëherë, me gjithë ulje ngritjet e saj."
Sipas Manos, është një nder dhe privilegj që vazhdon të kontribuojë në Partinë Demokratike, e cila ka realizuar reformat më të rëndësishme për vendin.
Pikat kryesore të programit të PD-së, sipas Andrea Manos:
Ndalimi i shpopullimit të Korçës: Mano theksoi se një nga prioritetet është rritja e rrogave dhe pensioneve, si dhe parandalimi i largimit të qytetarëve nga Korça. Ai propozon 1200 euro për mësuesit dhe pensionistët mbi 200 euro si minimum.
Lehtësira për rininë: Bizneset do të hapen pa taksa për një periudhë të gjatë, dhe çmimi i naftës do të ulet më i ulti në rajon, duke lejuar qytetarët të investojnë më shumë në qytetin e Korçës.
Stili i fushatës: Mano theksoi se fushata e tij është e fokusuar tek qytetarët, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke i ofruar një alternativë të besueshme për ndryshim. Ai vërejti optimizëm te qytetarët për një të ardhme më të mirë dhe beson se shumica i mbështet idetë e PD-së.
Në lidhje me partitë e tjera të ashtuquajtura të reja, ai këshilloi qytetarët të mos bien pre e "mashtrimeve politike" nga forca që, sipas tij, financohen në mënyrë të fshehtë nga pushteti.
Ai gjithashtu e cilësoi listën e Partisë Socialiste si një mundësi të humbur për qytetarët, si një listë që nuk ofron shpresë.
“KORÇA BOOM”
