top of page

Fermerët e Maliqit ngrihen në këmbë/ Më 31 korrik ora 9:00 sërish në protestë për bukën e gojës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 29, 2024
  • 1 min read

Pak ditë më parë në kryqëzimi në Libonik, Drithas të gjithë e mbajnë mend protestën e madhe të fermerëve që sigurisht nëpërmjet mediave bëri bujë për vetë faktin se pati incidente me policinë, aq sa u vendosën edhe gjoba të shumta me vlerën e 1 milion lekëve me pa të drejtë nga ana e policisë.

Kjo protestë duket se nuk do të ndalet, pasi ditën e mërkurë më 31 korrik është lënë një tjetër edhe më e madhe, madje ftohen të gjithë që të bashkohen me fermerët.

Ja dhe njoftimi për protestën e së mërkurës:

Beteja për bukën e gojës!

Njoftim proteste

Fermerë! Njerëz të punës dhe të sakrificës është koha të mos kthehemi më pas. Buka e fëmijëve tanë nuk mund të tallet nga askush. Me traktora e mjete pune, familjarisht i madh dhe i vogël të bashkohemi në datën 31 korrik ora 9:00 në vendin e kryeqëzimit Libonik Drithas.

Aty në shesh masivisht të marrim vendim për ta kthyer përballjen tonë në fitore. I kanë bërë llogaritë gabim. Në nuk kemi më se çfarë të humbasim. Askush nuk do na tallë dot më. Le të thërrasim mbarë Shqipërinë në betejën tonë për bukën e gojës.”




 
 
bottom of page