Festë te Skënderbeu/ Drejtori Sportiv Ardi Gjançi feston...!
- Korca Boom
- Apr 8
- 1 min read
Sot është një ditë feste te Skënderbeu. Kjo pasi Drejtori Sportiv Ardi Gjançi feston 36-vjetorin e tij të lindjes. Ardi Gjançi për të dytin vit radhazi është pjesë e Skënderbeut dhe në postin që ka, padiskutim që ka arritur suksese të mëdha.
Drejtori Sportiv, ka administruar më së miri të gjithë pjesën e futbollistëve që kanë ardhur te Skënderbeu dhe ka bërë padiskutim afrime shumë cilësore, futbollistë të rinj dhe me shumë të ardhme.
Këtë më së miri e ka treguar edhe merkatoja në dalje, teksa me ndihmën e tij janë kryer disa shitje të rëndësishme dhe është mbushur si asnjë skuadër tjetër, arka e klubit me vlera financiare që vetëm Skënderbeu di ti shesë.
Drejtori Sportiv Ardi Gjançi sot pritet të marrë urime të shumta dhe sigurisht që edhe stafi teknik dhe skuadra bardhekuqe ka përgatitur surprizë në seancën stërvitore të ditës.
Portali “Korça Boom” gjen rastin që në këtë ditë të shënuar të urojë Ardi Gjançin: Edhe 100 Drejtor dhe sa më shumë suksese në postin e rëndësishëm te Skënderbeu!
“KORÇA BOOM”


