Finalja e Madhe e Kupës “Pranvera 2025” shpall fituesin
- Korca Boom
- Apr 11
- 1 min read
Finalja e madhe e Kupës “Pranvera 2025” për futbollin e djemve ndërmjet shkollave 9-vjeçare të qytetit u zhvillua sot.
Ky ishte një aktivitet që mblodhi një numër të konsiderueshëm fëmijësh, të cilët treguan se futbolli është një sport kaq pasionant dhe popullor.
Siç theksoi Hektor Kapllani: “Shumë futbollistë të talentuar meritojnë një vëmendje të veçantë për talentin e tyre dhe futbolli duhet të shtrihet në çdo shkollë.”
Ndeshjet u zhvilluan në dy ditë dhe në ditën e sotme u luajt edhe takimi final, i cili përfundoi me fitoren e shkollës “Pandeli Cale” me rezultatin 3-1 kundër shkollës “Sotir Gura”. Lojtari më i mirë i turneut ishte nxënësi Kristjan Lumi nga shkolla “Pandeli Cale”, i cili shënoi dy gola shumë të bukur, së bashku me Konstantin Seferin, një talent në lojën e futbollit që nuk kaloi pa u vënë re nga specialistët.
Aktiviteti u organizua nga SHFK në bashkëpunim me ZVA Korçë, ku morën pjesë 10 shkolla, me një total prej rreth 130 fëmijësh, të cilët kontribuan në krijimin e një atmosfere të gjallë dhe të nivelit të lartë në ndeshjet e zhvilluara.
Fituan Fair Play! Fituan fëmijët!
“KORÇA BOOM”
