top of page

Fjala u kthye në art dhe arti në një urë mes diasporës dhe atdheut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 5
  • 1 min read

Fjala u kthye në art dhe arti në një urë mes diasporës dhe atdheut.


Në ambientet e Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Korça”, u zhvillua aktiviteti letraro-artistik “Liter-Art”, në kuadër të nismës “Diaspora në Atdhe – Kur fjala kthehet në Art”.



I mbushur me krijimtari të bukur, interpretime të ndjera dhe praninë e dashamirësve të artit e fjalës së shkruar, ky aktivitet solli në qendër lidhjen e fortë shpirtërore që krijuesit e diasporës ruajnë me atdheun.


Përmes poezisë, prozës dhe ndërveprimit kulturor, “Liter-Art” dëshmoi edhe një herë se gjuha shqipe është ura më e sigurt mes largësive.


 “KORÇA BOOM”





bottom of page