top of page

Franca do të financojë projekte të rëndësishme zhvillimi për Korçën në fushën e turizmit, bujqësisë, kulturës dhe arsimit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 17, 2024
  • 1 min read

Franca do të financojë projekte të rëndësishme zhvillimi për Korçën në fushën e turizmit, bujqësisë, kulturës dhe arsimit.

Kryetari i Bashkisë së Chambery Thierry Repentin shoqëruar nga Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard dhe një delegacion nga Franca ishin dje në një vizitë zyrtare në Bashkinë Korçë, për të nisur bashkëpunimet konkrete mes Korçës dhe qytetit Chambery në Francë.

Për disa ditë me radhë kryetari i Bashkisë së Chambery dhe delegacioni nga Franca do të jenë miqtë tanë në Korçë, ku do të njihen me qytetin dhe do të vizitojnë pika të ndryshme turistike, muzeume dhe shkolla, për të nisur më tej projektet e përbashkëta bashkëpunuese.



 
 
bottom of page