top of page

Franko Kapllani beson se do të dalin fitues kundër Tomorrit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 8
  • 1 min read

“Do të japim maksimumin e mundësive tona në ndeshjen e play-off-it dhe gjithë vëmendja jonë është përqendruar tek ky takim, pasi jemi në kërkim të realizimit të objektivit,” – këto janë fjalët e futbollistit korçar të ekipit të Devollit, mbrojtësit Franko Kapllani.



Devollinjtë janë pozicionuar në vendin e katërt në renditje, dhe për këtë, Kapllani duket se ka një keqardhje kur vazhdon: “Kemi qenë pothuajse gjatë gjithë kohës në vendin e tretë, kemi pasur disa oshilacione, por në këto javë të fundit kemi humbur vendin e tretë në renditje.”


Devollinjtë do të luajnë ditën e shtunë kundër ekipit të Tomorrit, por sipas formulës, kjo ndeshje do të zhvillohet në Berat dhe ekipi vendas është më i favorizuar, gjë që është në dëm të devollinjve. Megjithatë, Kapllani siguron se: “Për ne është një finale e madhe, do të luajmë për gjithçka, nuk kemi asgjë për të humbur, përveç faktit se do të dalim të fituar.”



“KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page