top of page

Futbolli është i bukur, ashtu si edhe fitimprurës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 15, 2024
  • 1 min read

Të shumta kanë qenë investimet që Gjermania ka bërë për këtë europian. Kështu vetëm në Mynih janë investuar 30 milion dollarë, por kjo do të përkthehet në fund të fundit në fitime. Së pari, fitohet një imazh edhe më i madh në arenën futbollistike. Natyrisht ata që do të ndiejnë më shumë fitimin janë shumë sektorë. Kështu hoteleria e ka fitimin e garantuar, për të shtuar bizneset, madje dhe ata që janë të vegjël, duke filluar nga shitja e suvenirëve, bluzave, kapeleve, etj.

Më shumë do të fitojnë restorantet dhe në mënyrë të veçantë të gjitha kompanitë e birrave gjermane. Pritet që birra të derdhet lumë dhe temperaturat e larta do të bëjnë që të jetë dyfishi i kosumimit.

Pra, duket se të gjithë do të fitojnë në Gjermani.




bottom of page