Gazifikimi / Prefekti Jole takon Ambasadorin e Azerbaxhanit
- Korca Boom
- Aug 11, 2023
- 1 min read
Ja njoftimi i para pak momentesh i Prefektit të Korçës, Nertli Jole, i cili ka takuar Ambasadorin e Azerbaxhanit, ku ka folur për gazifikimin.
Ja postimi i plotë i Prefektit, Nertil Jole…
Pata kënaqësi të takoj këtë mëngjes Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, z. Anar Huseynov, me të cilin zhvillova një bisedë miqësore, ku padyshim folëm kryesisht për projektin e ardhshëm të gazifikimit të vendit, si vëmendje e qeverisë dhe kryeministrit Rama për ta inicuar dhe pilotuar këtë projekt strategjik fillimisht në Korçë, duke e shtrirë më pas edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Ekspertiza e një prej kompanive të ekselencës botërore në fushën e gazit, SOCAR, është garanci që procesi i realizimit të këtij projekti me rëndësi shumë strategjike të jetë i suksesshëm.
Me zotin Huseynov diskutuam edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët dhe promovimin e ndërsjelltë të dy vendeve tona.
