Gjergji Mero me laps në dorë: Skënderbeun e shoh më të favorizuarin nga…
- Korca Boom
- Apr 8
- 1 min read
Superliga shqiptare ka hyrë në një fazë shumë interesante. Këtë garë e bën të tillë vetë renditja e ekipeve ku janë pesë ekipe që rrezikohen për të rënë nga kategoria dhe për më shumë, fitorja e Tiranës ndaj Partizanit ka sjellë që besimi të rritet edhe tek Tirana, e cila javën e ardhshme vjen në Korçë.
Gjergji Mero duket se bën llogaritë edhe me laps në dorë kur deklaron: "Po të shohësh renditjen e ekipeve dhe për më shumë ndeshjet që ekipet kanë në këto tre javë të ngjeshura, unë mendoj se Skënderbeu është ekipi më i favorizuar dhe më bindës për të qëndruar në Superligë. Në qoftë se korçarët kalojnë 40 pikët, nuk rrezikohen nga asnjë zonë. Pra, korçarëve u duhen të paktën edhe dy fitore për të kaluar këtë limit dhe kjo do të sillte qetësinë dhe do të qëndronin në këtë kategori."
Tirana do të jetë kundërshtari i korçarëve, dy ekipe që vijnë pas fitoreve dhe kjo bën që edhe në aspektin psikologjik të dy ekipet të jenë me moralin lart dhe të kërkojnë të marrin gjithçka. Korçarët, sipas Meros: "Duhet t'ja lënë presionin kundërshtarit dhe të jenë të qetë për të dhënë maksimumin, siç e dhanë në këtë ndeshje. Unë besoj shumë tek vazhdimësia."
"KORÇA BOOM"
