Gjimnazi “Themistokli Gërmenji” falenderues për fituesit e fazës së dytë në Olimpiadën e Letërsisë
- Korca Boom
- Feb 12
- 1 min read
Gjimnazi “Themisokli Gërmenji” shpreh krenarinë për nxënësit e kësaj shkolle, të cilët kanë sfiduar denjësisht fazën e dytë në Olimpiadën e Letërsisë!
Katerina Sholla
Klea Çallo
Elena Lubonja
Enxhi Ballkameni
Rezart Xhuti
Klevisa Seitllari
Eviljana Cenolli
Në një postim të fundit në faqen zyrtare të kësaj shkolle thuhet: “Kjo nuk është thjesht një fitore, por një dëshmi e talentit, këmbënguljes dhe dashurisë suaj ndaj fjalës së shkruar.
Urime! Ju jeni shembuj të shkëlqyer të pasionit dhe ne jemi të sigurt se do të vazhdoni të shkëlqeni edhe në të ardhmen.
Le të vazhdojmë të festojmë fuqinë e fjalës dhe të inkurajojmë çdo nxënës të ëndërrojë, krijojë dhe të ndjekë pasionin e tij për letërsinë!
Suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj krijues!
Falenderues ndaj evidentimit dhe nxitjes së forcës së mendimit dhe veshjes artistike të krijimeve të nxënësve nga mësueset e përkushtuara Eljona Lupe dhe Eriona Pambuku.”
U urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve në fazën tjetër të Olimpiadës!
This is not just a victory, but a testament to your talent, perseverance, and love for the written word.
Congratulations! You are excellent examples of passion, and we are sure you will continue to shine in the future.
Let’s continue to celebrate the power of words and encourage every student to dream, create, and pursue their passion for literature!
Further success in your creative journey!
Grateful for the recognition and encouragement of the strength of thought and the artistic expression of students’ creations by the dedicated teachers Eljona Lupe and Eriona Pambuku.
“KORÇA BOOM”