GREQI/ 200 lëkundje sizmike në 48 orë, autoritetet ngrenë çadra për banorët
- Korca Boom
- Feb 2
- 2 min read
Autoritetet greke kanë ndërmarrë masa urgjente dhe kanë paralajmëruar banorët e Santorinit të shmangin grumbullimet në ambiente të mbyllura, të qëndrojnë larg ndërtesave të vjetra dhe të mbajnë qetësinë gjatë lëkundjeve sizmike. Këto masa janë marrë pas më shumë se 200 lëkundjeve sizmike të regjistruara në 48 orët e fundit, që kanë shkaktuar shqetësim dhe panik tek qytetarët.
Aktiviteti sizmik në Santorini dhe zonat përreth ka ngritur shqetësime të mëdha. Sipas vullkanologut të Autoritetit Helen të Kërkimeve Gjeologjike dhe Minierave, Georgios Vougioukalakis, zona po kalon një krizë sizmike me mbi 200 lëkundje vetëm në dy ditë. Epiqendrat e tërmeteve kanë qenë kryesisht në Anhidros, një ishull i pabanuar pranë Santorinit, duke ngritur dyshime për një rrezik të mundshëm.
Për të parandaluar panikun dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve, masat e sigurisë janë zgjeruar edhe në ishujt fqinjë si Amorgos, Anafi dhe Ios. Një masë e rëndësishme ka qenë evakuimi i pishinave në Caldera, pasi lëvizja e ujit gjatë tërmeteve mund të dëmtojë struktura dhe të rrisë rrezikun e shembjes.
Bashkia e Santorinit ka ngritur çadra në ambiente të hapura për të ofruar strehim për qytetarët dhe turistët. Pamjet e para nga përgatitjet për një tërmet të mundshëm janë shpërndarë nga mediat greke.
Aktiviteti sizmik vazhdon të jetë intensiv në zonën e Cyclades dhe autoritetet janë në gatishmëri të plotë. Profesori Efthimios Lekkas, i specializuar në Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, ka mbërritur në ishull për të kryer inspektime të zonës. Qytetarët janë këshilluar të shmangin bregdetin, të mos qëndrojnë në ndërtesa të vjetra dhe të dëgjojnë udhëzimet e autoriteteve për të shmangur panikun.
Ministria e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se aktiviteti sizmik nuk lidhet me aktivitetin vullkanik dhe se është i përkohshëm, megjithatë ekspertët rekomandojnë masa paraprake, përfshirë mbylljen e shkollave më 3 shkurt. Po ashtu, qytetarët janë të këshilluar të shmangin hyrjen në portet e vogla të Ammoudi dhe Fira, të cilat janë kryesisht për anije turistike.
The Greek authorities have taken urgent measures and warned the residents of Santorini to avoid gatherings in closed spaces, stay away from old buildings, and remain calm during seismic tremors. These measures were taken after more than 200 seismic tremors were recorded in the last 48 hours, causing concern and panic among the citizens.
The seismic activity in Santorini and the surrounding areas has raised significant concerns. According to the volcanologist from the Hellenic Authority for Geological and Mining Research, Georgios Vougioukalakis, the area is undergoing a seismic crisis with over 200 tremors recorded in just two days. The epicenters of the quakes have mostly been located near Anhydros, an uninhabited island near Santorini, raising concerns about a potential risk.
To prevent panic and ensure the safety of citizens, safety measures have also been extended to neighboring islands like Amorgos, Anafi, and Ios. One of the important measures has been the evacuation of pools in Caldera, as the movement of water during strong earthquakes could damage structures and increase the risk of collapse.
“KORÇA BOOM”