top of page

Gëzuar 7 Marsin – Dita e Mësuesit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 7
  • 2 min read

Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë JU,  kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj! Në këtë ditë ne ju nderojmë Ju, për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë,  po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Dhe detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion, ashtu të pastër te brezat e ardhshëm.

Mësimet e mësuesve janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë, për të ardhmen dhe për jetën e tyre. 7 Marsi është dita e vetme e cila i kushtohet mësuesit. Kjo është një ditë e shenjtë për të falenderuar mësuesit, për të gjithë të mirat dhe vështirësitë që i kalon dhe i ka kaluar për të ushtruar detyrën e tij fisnike.

Ne jemi krenarë me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë. Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve. Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.

Gëzuar festën e Mësuesit!

On this special day, we wish YOU, wherever you live and work, Happy March 7th, your day! On this day, we honor you for the great work and contribution you have given, are giving, and will continue to give, for teaching and educating children. And our duty today is to pass on our spirit of dedication and passion for work, as pure as it is, to future generations.

The lessons of teachers are guiding lights for the path of our children, for their future, and for their lives. March 7th is the only day dedicated to teachers. It is a sacred day to thank teachers for all the good and the difficulties they face and have faced in carrying out their noble duty.

We are proud of you and with all our hearts, we wish you HAPPY YOUR HOLIDAY, MARCH 7TH, wishing you health and a long life. Future generations will keep the lessons and advice you give to students with nostalgia. In every day of life, you and your noble work will be remembered and appreciated with deep respect and honor.

Happy Teacher’s Day!

 “KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page