top of page

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Ermir Rashica, ka një vlerësim të veçantë për trajnerin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 10
  • 1 min read

Updated: Apr 11

Ermir Rashica ishte pjesë e korçarëve për një periudhë dyvjeçare, atje ku u rrit dhe u formua si futbollist. I ardhur nga Kosova, ai u cilësua si një talent dhe me të vërtetë ashtu rezultoi.


Aktualisht, ai është pjesë e ekipit tonë kombëtar U-21 dhe duket se shumë shpejt do të arrijë edhe kombëtaren e madhe. Megjithatë, Rashica nuk harron të vlerësojë trajnerin Alban Bushi, kur shprehet: "E falënderoj për besimin që ka treguar ndaj meje. Më ka mbështetur shumë dhe do të thoja se është një trajner shumë profesionist."



Nga ana tjetër, edhe trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi, shpreh vlerësim për Rashicën: "Është shfaqur si një futbollist me të ardhme që kur ishte vetëm 19 vjeç. I kam thënë se, duke punuar fort, ai mund të bëhet një Broja i dytë."


Nuk duhet lënë pa përmendur as puna që ka bërë stafi i Skënderbeut, me në krye Ivan Gvozdenoviç, i cili e ka mbështetur dhe i ka besuar vendin e titullarit që në fillim.


“KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page