Ja çfarë mendojnë tifozët korçarë para ndeshjes me Tiranën
- Korca Boom
- Apr 8
- 1 min read
Ndeshja me Tiranën është kryefjala në Korçë, atje ku tifozët e Skënderbeut, por jo vetëm, presin që ekipi të tregojë edhe një herë forcën e karakterit të një ekipi me fanelë të madhe.
Por ajo që bën përshtypje është fakti se në deklarimet ose postimet e tyre, tifozët korçarë tregojnë se mbështetja do të jetë maksimale në këtë ndeshje.
Kristaqi: Ju uroj fitoren e radhës, ne e presim këtë tri pikësh me shumë dëshirë.
Genci: Kanë ngelur dhe tre ndeshje, dhe unë besoj se do të marrim dy fitore dhe një barazim.
Edisoni: Hapni dyert që të mbushet stadiumi plot.
Admir: Hapni dyert, jo për mua, por për të gjithë ata që s'kanë mundësi të paguajnë.
Taulanti: Të fitojmë dhe t'u japim një mësim se kush është Skënderbeu.
Petriti: Jo vetëm tifozët në qytet, por edhe të gjithë tifozët e fshatrave do të jenë në stadium.
Timi: Kujdes me Tiranën, pasi kam frikë se do të luajnë me 14 lojtarë në fushën e lojës. Kujdes!
Pëllumbi: Edhe Tirana këtë javë do ta marrë përgjigjen nga topi i Bismarkut.
"KORÇA BOOM"
