top of page

Joan Koti, studenti i Universiteteit “Fan S. Noli”, dhe Tedi Likometi, Gledis Buba dhe Klaus Demirxhi ishin pjesë e grupit që përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Evropian

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 25, 2024
  • 1 min read

Joan Koti është studenti i Universitetit “Fan S. Noli”, i cili së bashku me studentët Tedi Likometi, Gledis Buba dhe Klaus Demirxhi ishin pjesë e grupit që përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Lojërave Universitare (EUSA) 2024.

Edhe në këto lojëra Joani në sportin e tenisit dhe Likometi, Buba e Demirxhiu në disiplinën e taekwondo-së treguan përkushtim dhe bënë një paraqitje dinjitoze, duke fituar edhe çmime II dhe III.

Përveç pjesëmarrjes në EUSA 2024, këta studentë kanë marrë pjesë në turne dhe gara të tjera të rëndësishme sportive, ku kanë demonstruar aftësitë e tyre të shkëlqyera në sportin e bukur të tenisit dhe taekwondo-së dhe vendosmërinë për të përmirësuar vazhdimisht performancat e tyre, duke na sjellë edhe çmime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përkushtimi i këtyre të rinjve sot ndaj sportit dhe arritjet e tyre janë frymëzim dhe inkurajim për shumë të rinj, të cilët i janë bashkuar dhjetra studentëve të tjerë që kanë zgjedhur Universitetin tonë dhe kryesisht programin e studimit “Edukim Fizik e Sporte”.

Universiteti ynë në Lojërat Universitare Evropiane u rendit në vendin e 84 nga 403 universitete pjesëmarrese, duke treguar edhe njëherë se suksese e pjesëmarrje të tilla janë një shembull i shkëlqyer i asaj se si pasioni, puna e palodhur dhe përkushtimi mund të çojnë në arritje të mëdha, duke sjellë krenari për vendin dhe Universitetin




 
 
bottom of page