top of page

Ka festë te Skënderbeu/ Dejvid Janaqi feston…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21, 2024
  • 1 min read

Sot është një ditë më shumë se e veçantë për njërin prej lojtarët të Skënderbeut. Është mesfushori Dejvid Janaqi që sot mbush 21 vjeç dhe sigurisht që urimet për të do të jenë të shumta.

Kujtojmë se Janaqi, sezonin e kaluar, veshi për herë të parë fanelën e Skënderbeut dhe arriti jo vetëm të tregonte cilësi të mëdha, por kapi edhe kombëtaren U-21 me fanelën bardhekuqe.

Dejvid Janaqi ka lindur më 21 korrik 2003 dhe është një futbollist shumë i talentuar dhe me të ardhme. Jo me kot edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç i ka besuar edhe vendin e titullarit dhe shpresohet që edhe sezonin e ardhshëm të jetë përsëri një lojtar shumë vendimtar në mesin e fushës.

Sot, edhe pse një ditë pushimi për skuadrën bardhekuqe, padiskutim që nuk do të mungojnë urimet për Janaqin, madje edhe nga vetë shokët e skuadrës që sigurisht kanë përgatitur surprizën e radhës.

Klubi “Skënderbeu” pak momente më parë ka bërë urimin zyrtar për Dejvid Janaqin, ndërkohë që edhe portali ynë “Korça Boom” gjen rastin ta urojë Dejvidin: Edhe 100 dhe sa më shumë suksese me fanelën bardhekuqe!




 
 
bottom of page