Kandidatja Vinjola Rota: Mbështetje për të rinjtë që rikthehen për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë.
- Korca Boom
- Apr 1
- 1 min read
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Vinjola Rota shkruan në faqen e vet zyrtare:
“Mbështetje për të rinjtë që rikthehen për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë.
Kënaqësi e veçantë të takoja ish-nxënësen time Helena Kapurani, e rikthyer nga studimet në Biokimi në Austri dhe Mjekësi Molekulare në Londër, e cila tashmë ka nisur misionin e saj në Laboratorët e Spitalit Amerikan, duke kontribuar në analizat gjenetike.
Ky është shembulli i një Shqipërie që ecën përpara, ku të rinjtë, pas arsimimit në universitetet më prestigjioze të botës, kanë mundësinë të kthehen dhe të japin kontributin e tyre.
Me PS 2030, ne vazhdojmë të ndërtojmë një Shqipëri ku të rinjtë nuk kanë nevojë të largohen për të pasur sukses!”
“KORÇA BOOM”
