Kandidatja Vinjola Rota takim me pensionistët e lagjes 18-të!
- Korca Boom
- Apr 2
- 1 min read
Updated: Apr 3
Dita e sotme ka qenë aktive për kandidaten e Partisë Socialiste, Vinjola Rota, e cila është takuar edhe me pensionistët e lagjes 18-të.
Këtë e ka konfirmuar vetë kandidatja, që nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare në facebook, shkruan:
“Sot pata kënaqësinë të takohesha me pensionistët e Lagjes 18, një gjeneratë që ka dhënë kaq shumë për qytetin.
Pensionistët, me urtësinë dhe përvojën e tyre, janë dëshmitarë të transformimeve, sfidave dhe ambicieve të reja që duhet të ketë Korça dhe e gjithë Shqipëria. Pikërisht për këtë arsye, në 11 maj, ata do të jenë sërish në krah të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, për të çuar përpara rrugëtimin tonë drejt mandatit të katërt, me një Shqipëri më të fortë në dhe një Korçë më të zhvilluar!”
“KORÇA BOOM”



