Korça mikpriti për 2 javë nxënës nga gjithë Shqipëria
- Korca Boom
- Jul 27, 2024
- 1 min read
Updated: Jul 28, 2024
Korça mikpriti për 2 javë nxënës nga gjithë Shqipëria, të cilët u bënë pjesë e Kampit Veror të Akademisë së Inovacionit, Korça ICT Academy & Code for Albania që organizohet për të tretin vit radhazi në qytetin juglindor.
Një kurrikul e shkëlqyer me instruktorë amerikanë dhe një mbështetje e jashtëzakonshme e një grupi profesionistësh në Shqipëri, për të sjellë në Korçë një revolucion teknologjik.
Faleminderit me zemër mentorëve për punën fantastike!
Korça ICT Academy & Code for Albania është eksperienca më e bukur verore dhe një stacion i paharrueshëm për çdo të ri që nesër do të bëhet programues apo sipërmarrës.



















