Korçari Kosta Vangjeli feston 24 vjetorin e lindjes/ Gëzuar “Ujk”!
- Korca Boom
- Jul 21, 2024
- 1 min read
Sot është dita e ditëlindjeve te Skënderbeu, pasi përveç Dejvid Janaqi, sot ka ditëlindjen një tjetër “Ujk”. Bëhet fjalë për një korçar si Kosta Vangjeli, i cili sot feston 24 vjetorin e lindjes.
Padiskutim që është nga ata lojtarë që ka dhënë dhe po jep më të mirën për fanelën bardhekuqe dhe zemra mal të bëhet kur shikon korçarë në formacionin bardhekuq.
Vangjeli edhe sezonin që kaloi ishte pjesë e formacionit si mbrojtës i krahut të djathtë dhe edhe ai kishte meritë të madhe në sukseset e Skënderbeut.
Gjithë familja bardhekuqe i uron edhe 100 vite të lumtura Kosta Vangjelit,
Portali ynë “Korça Boom” gjen rastin ta urojë Vangjelin: Edhe 100 vite të lumtura “Ujk” dhe sa më shumë suksese me fanelën e Skënderbeut!
