Korçarët i kanë fatet në duart e tyre, nuk presin…
- Korca Boom
- Apr 8
- 1 min read
Kjo javë ka dhuruar një garë të vërtetë, askush nuk ka pasur as më të voglin kontestim në asnjë ndeshje, madje edhe specialistët e kanë vlerësuar si një javë të vërtetë dhe kështu shpresohet se do të jetë deri në fund. Kjo jo për atë se nuk duan të bëjnë ndonjë tolerim, por asnjë ekip nuk mund të tolerohet; kjo është shumë pozitive.
Janë në luftë për vendin e parë dhe të dytë, ekipet e kryesimit janë të favorizuar më pas nga formula. Është garë e hapur për vendin e katërt, pasi janë Partizani dhe Elbasani që janë në një luftë të vërtetë. Por ajo që është më e dukshme lidhet me ekipet e fundit të tabelës që shorti në këto javë të fundit i vendosi të përplasen mes tyre. Në këto kushte mund të thuhet se çdo ekip i ka shanset në duar të veta.
Kështu, për të ndaluar tek Skënderbeu, i cili nuk ka pse të shikojë si do të dalin ekipet poshtë tij, ka vetëm një rrugë për ta: Të shohin ndeshjet e tyre dhe t'i marrin me fitore, dhe janë mëse në rregull deri në javën e fundit.
"KORÇA BOOM"



















