KREU i PD-së Korçë, Devis Osmani jep dorëheqjen!
- Korca Boom
- Mar 26, 2024
- 1 min read
“Të dashur miq!
Dëshiroj t’iu informoj se nga sot, kam vendosur të largohem nga detyra e kryetarit të degës. Kjo, thjesht dhe vetëm për arsye personale, duke gjetur gjithashtu edhe mirëkuptimin e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, të cilin, gjej rastin ta falenderoj.
Gjithashtu, dëshiroj t’iu falenderoj dhe ju të gjithëve për bashkëpunimin tuaj.
Jam i sigurt se me punën e të gjithëve, dega jonë dhe e gjithë Partia Demokratike do të triumfojë. Ashtu si të gjithë ju, edhe unë do të jap maksimumin tim në rrugën drejt fitores.”- shkroi Devis Osmani.
