Kryebashkiaku Filo i ftuar nga programi LEAD Albania i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)
- Korca Boom
- Apr 4
- 1 min read
Kryebashkiaku i qytetit të Korçës, Sotiraq Filo shkruan këto fjalë në faqen e vet zyrtare në facebook:
“Kënaqësi të isha i ftuar sot nga programi LEAD Albania i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një iniciativë që synon të përgatisë liderët e së ardhmes për sfidat e qeverisjes dhe administratës publike.
Gjatë takimit pata mundësinë të ndaj vizionin e Bashkisë Korçë, objektivat afatgjata për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
Diskutuam mbi strategjitë për një administratë më efikase, inovacionin në qeverisjen vendore, përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe sfidat e lidershipit në institucionet publike.
Falënderoj AADF dhe programin LEAD Albania për këtë platformë të vlefshme që forcon lidershipin dhe përgatit profesionistët e rinj për të kontribuar në zhvillimin e vendit."
“KORÇA BOOM”
