Kryeministri Rama “reklamë” plazheve shqiptare nga Velipoja në Sarandë...
- Korca Boom
- Aug 8, 2023
- 1 min read
Përpara pak momentesh ka qenë kryeministri Edi Rama që është shfaqur me një postim në faqen e tij, teksa i përmbahet kolosit mediatik TG24, duke bërë këtë postim.
Ja postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
“10 plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar, sipas kolosit mediatik TG24 në Italinë fqinje që përshkon rivieren nga Velipoja në Sarandë, duke e shtuar promovimin e Shqipërisë turistike nga ana tjetër e Adriatikut.
Afro gjysëm milionë turistë italianë parashikohet ta frekuentojnë Shqipërinë këtë vit shpërthyes për turizmin, shumë më shumë se asnjëherë më parë, të cilët shijojnë mikpritjen dhe ushqimin, plazhet dhe natyrën e mrekullueshme, me premtimin për t’u kthyer sërish”.
