LAJM I FUNDIT/ Hyrje falas për tifozët. Mësoni se cila tribunë do të jetë pa biletë!
- Korca Boom
- Apr 9
- 1 min read
“Korça Boom” ka përcjellë pak orë më parë apelin e tifozëve korçarë, të cilët kanë kërkuar që klubi të krijojë mundësi dhe kushte për një përfaqësim të denjë dhe prezencë sa më të madhe me Tiranën, për të pasur një stadium të mbushur me sportdashës që të mbështesin ekipin e tyre.
Është po ashtu "Korça Boom", që nga burime mëse të sigurta mëson në këto momente se klubi e ka menduar një gjë të tillë dhe pritet të merret një vendim zyrtar. Por mund të thuhet me siguri të plotë se "Tribuna C" do të jetë për ata që nuk do të paguajnë bileta, pra një hyrje falas në stadium.
Por, ndërkohë që është në bisedim e sipër edhe hapja falas e ndonjë sektori tjetër në stadium, para duket qartë se të gjithë e duan dhe janë të interesuar për këtë Skënderbe, që ta mbështesin në këtë ndeshje superdelikate.
Ju ngelet radha tani sporttdashësve dhe tifozëve të zjarrtë korçarë të jenë të shumtë ditën e shtunë në stadium për të shijuar një fitore të madhe të pritshme nga ana e futbollistëve, të cilët duhet të japin më shumë se maksimumin nga vetja.
“KORÇA BOOM”



















