top of page

Lajm i mirë për Skënderbeun, Tirana vjen e “gjymtuar” në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 10
  • 1 min read

Tirana është kundërshtari i korçarëve në stadiumin “Skënderbeu”, ku do të luhet ndeshja e së shtunës. Megjithatë, në këtë moment, ekipet po mendojnë për lojtarët që do të jenë në fushën e lojës. Madje, stafet kërkojnë të mësojnë sa më shumë informacion për kundërshtarët.



Korçarët po shikojnë se çfarë po ndodh te Tirana, pasi duket se kundërshtari i tyre ka probleme me futbollistët. Nga sa është mësuar, nuk janë pak, por pesë futbollistë që nuk janë në gjendje të aktivizohen në këtë takim, të paktën deri ditën e sotme.


Problemi kryesor është Emmanuel Ernest, i cili nuk do të jetë me siguri i gatshëm për këtë ndeshje, për t’u bashkuar me Abah, Ismailin, Markun dhe Metën, të cilët janë tashmë të konfirmuar si të dëmtuar dhe kanë pak ose aspak shanse për t’u rikuperuar në kohë.


Nga ana tjetër, ekipi i Skënderbeut nuk ka asnjë probleme në këtë drejtim. Korçarët janë me kontingjentin e tyre të plotë dhe kjo duhet shfrytëzuar për të siguruar tre pikët në këtë ndeshje, e cila tashmë është një finale e radhës.



“KORÇA BOOM”




 
 
bottom of page