top of page

LAJM I TRISHTË/ Lamtumirë ish-kryebashkiakut, Berti Kotmilo!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 2
  • 1 min read

Mëngjesin e sotëm stafi i portalit tonë ka mësuar se ish-kryebashkiaku i cili ishte në krye të Bashkisë Korçë në vitet 1996-2000 dhe që cilësohej si një njeri fisnik, Berti Kotmilo, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.


Berti Kotmilo ishte prej atyre njerëzve apo drejtuesve që rrallë i vijnë një komuniteti. Korça dhe korçarët kanë pasur fatin të qeverisen lokalisht nga një njeri i tillë, i cili, nëse do pyesësh në rrugët e Korçës ka qenë nga drejtuesit më të ndershëm të bashkisë.


Ka prej atyre që të thonë edhe me nënqeshje që ishte ish kryetari më i varfër pasi nuk e mendoi asnjëherë që të prekte fondet apo taksat e qytetarëve të tij. Ka prej atyre që thonë edhe se Berti ishte aq i ndershëm saqë edhe bukën e merrte me vete kur shkonte në zyrë dhe shumë punonjës e shihnin dhe çuditeshin me këtë gjë.


Të vjen keq që tashmë njerëz të tillë po na largohen.

U prehsh në paqe, Berti Kotmilo!



 “KORÇA BOOM”




bottom of page