Lamtumirë miku ynë Rigels Kaso/ U prehsh në Parajsë njeriu i mirë!
- Korca Boom
- Jul 19, 2024
- 1 min read
Një lajm i minutave të fundit na ka tronditur të gjithëve, teksa të gjithë e mbajnë mend ngjarjen e përpara disa ditëve, ku Rigels Kaso nga Devolli u dhunua barbarisht në derën e një pallati në Kombinat dhe qysh prej asaj dite dhe deri përpara pak momentesh ka qenë në koma.
Si përfundim Rigelsi nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.
42-vjeçari që luftoi me jetën nuk ia doli dhe tashmë na duhet ti themi lamtumirë.
Një bisedë në rrjetet sociale e çoi Rigelsin në Tiranë, atje ku u dhunua vërtet barbarisht, madje për vdekje.
Një lajm vërtet tronditës për familjen në radhë të parë, po ashtu edhe për ata që e njihnin Rigelsin.
Lamtumirë miku ynë më i mirë! U prehsh në Parajsë miku ynë!
Ngushëllime të sinqerta familjes së Rigelsit nga portali "Korça Boom"!
