top of page

Letra prekëse e një prindi për djalin e vitit 2025! Mos e humbisni…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 10
  • 2 min read

Një ditë, kur të më shohësh të plakur, nëse bëhem pis kur ha, apo kur nuk vishem mirë, ki durim me mua biri im.


Shpresoj të mbash mend kohën kur kalova me ty duke të të mësuar pikërisht këto gjëra.

Nëse kur flas me ty dhe përsëris të njëjtat fjalë pa pushim, të lutem ki durim e mundohu të më dëgjosh.


Kur ishe i vogël, çdo natë më kërkoje të të tregoja të njëjtën histori, dhe unë e përsërisja deri sa të zinte gjumi.



Kur nuk dua të lahem, mos më fajëso dhe mos më turpëro në sy të të tjerëve, sepse jeta më ka lodhur dhe plakja më ka krusur, e shpesh nuk mundem. Kujto kur ishe i vogel që më duhej të vrapoja pas teje duke gjetur pretekse sepse nuk doje të laheshe.


Kur sheh injorancën time në teknologjin e sotme mos ironizo me përbuzje, kur ishe i vogël u mundova të tregohesha shumë i durueshëm duke të të mësuar a, b, c-n, për vite me radhë.

Kur ndonjëherë nuk më kujtohet se çfarë dua të them dhe humbas fillin, të lutem mos qesh, veç më jep kohë të paktën të kujtohem, dhe në qoftë se nuk kujtohem mos mu mërzit; gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them, por nevoja për të qenë aty, me ty, biri im. Të të kem para meje ndërkohë që më dëgjon.


Kur këmbët e mia të lodhura nuk më lejojnë të eci sa ty, mos më trajto sikur të isha barrë, veç eja më mba me krahët e tua të fortë, ashtu sikur se bëja unë me ty kur hidhje hapat e parë.



Dhe kur them se më mirë të kisha vdekur, mos u zemëro, të përgjërohem. Një ditë ndoshta do ta kuptosh se çfarë më shtyn mua të them këtë. Mundohu të kuptosh të paktën se në moshën time nuk ka më jetes, por mbijetes. Dëshirojë vetëm të shkëmbej fjalë me dikë.

Një ditë do zbulosh se pavarësisht gabimeve të mia, unë gjithmonë lutesha që çdo gjë të të shkonte mirë, për të mirën tënde, dhe kam bërë të pamundurën të të hapja rrugën.

Më jep pak nga koha jote biri im, më jep pak nga durimi yt, afro shpatullën që të mbështem pak, ashtu sikur se bëja për ty kur ishe i vogël.


Ndihmom të eci, dhe në mundesh më ndihmo të arri deri në fundin e ditëve të mia.

Nuk kërkoj tjetër veç pak nga ajo dashuri që të dhurova, dhe pak nga durimi im ndër vite.

Në këmbim, nuk mund të të dhuroj tjeter veç se buzëqeshje dhe dashuri pa fund që kurrë nuk më shteroi.


Të dua shumë, biri im!


 “KORÇA BOOM”



bottom of page