Liqenorët tregojnë strategjinë/ E zbulon kapiteni Vangjel Zguro
- Korca Boom
- Apr 4
- 1 min read
Liqenorët tani janë shumë të qetë, pasi zona e play-off-it është më se e sigurt. Tashmë kanë mbetur edhe tre javë dhe në këto momente, liqenorët kërkojnë të marrin pikë të plota. Dhe jo më kot, pasi ata duan të jenë sa më lart në renditje. Kjo sipas kapitenit Vangjel Zguro, i cili deklaron: “Ne duam të përfitojmë nga formula e kësaj faze, pasi favorizohemi nga faktori fushë dhe njëkohësisht nga barazimi që na çon në kualifikim. Më pas, ndeshjet në vazhdim janë në dorën tonë.”
Por nga formula tashmë dihet se dy vendet e para janë në Superligë, vendi i tretë ndeshet me vendin e gjashtë dhe vendi i katërt me të pestin. Kështu, liqenorët duan vendin e katërt, pasi do të luajnë me vendin e pestë dhe ndeshja zhvillohet në fushën e tyre, ku barazimi i kualifikon.
Madje, Vangjel Zguro shkon edhe më tej: “Ne jemi një ekip që pretendojmë dhe nuk kemi frikë nga askush. Jemi në një formë shumë të mirë sportive dhe do të rritemi edhe më shumë gjatë kësaj periudhe. Ne po fitojmë përvojë dhe kjo do të na shërbejë edhe për më tej.”
“KORÇA BOOM”
