Marinella, këngëtarja e madhe greke humb ndjenjat gjatë performancës në koncert
- Korca Boom
- Sep 26, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/7D4E2669-D6E3-4735-AB4D-F73CF9D266B1.jpg
Këngëtarja e shquar greke Marinella ka humbur ndjenjat kur po interpretonte në skenë gjatë një koncerti në sallën e teatrit Irodio.
Gjatë këngës së tretë të saj ajo ka pësuar marrje mendsh dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë ajo është dërguar në spitalin Hygeia, ku po i nënshtrohet analizave, ndërsa sipas informacioneve fotoja e parë klinike që mjekët kanë shfaqur është një goditje celebrale.
Në videon tronditëse që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Marinella duke kënduar këngët “Fjalët janë të panevojshme” dhe ngadalë humbet ekuilibrin dhe shembet në skenë.
Marinella, emri i së cilës është Kyriaki Papadopoulou ka lindur në maj të vitit 1938 dhe ka një vend të vecantë në disa zhanre të muzikës greke. Ajo këndon profesionalisht që nga viti 1956, pra për gati 68 vjet. Ka nxjerrë me dhjetëra albume personale, shumica e të cilëve kanë pasur sukses komercial.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”