Mbyllet java e 34-ër/ Ja renditja dhe ku ndodhet Skënderbeu 2 javë nga fundi!
- Korca Boom
- Apr 12
- 1 min read
Është zhvilluar java e 34-t e kampionatit “Abissnet Superiore”, ku të gjitha ndeshjet u luajtën sot në orën 15:30.
Partizani u rikthye te fitorja, pasi mposhti Egnatian me rezultatin minimal 1-0.
Vllaznia triumfoi në “Loro Boriçi”, duke mundur Dinamo City-n me rezultatin e thellë 3-0.
AF Elbasani regjistroi një tjetër fitore, pasi mposhti Bylisin në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0.
Vijon gara e fortë për vendin e katërt mes Partizanit dhe AF Elbasanit, me të kuqtë që aktualisht mbajnë këtë pozicion me një pikë më shumë.
Në “Niko Dovana”, Teuta fitoi ndaj Laçit me rezultatin minimal 1-0, ndërsa në Korçë, takimi mes Skënderbeut dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1.
Abissnet Superiore, java 34
Partizani 1-0 Egnatia
Vllaznia 3-0 Dinamo City
AF Elbasani 1-0 Bylis
Teuta 1-0 Laçi
Skënderbeu 1-1 Tirana
“KORÇA BOOM”
