Mirënjohje dhe festë për 32 vite kontribut nga Dorcas Albania!
- Korca Boom
- Jul 19, 2024
- 1 min read
Mirënjohje dhe festë për 32 vite kontribut nga Dorcas Albania!
Me emocion dhe krenari, shprehim mirënjohjen tonë për Dorcas Albania, e cila ka qenë një dritë shprese për shumë familje që nga viti 1992. Nga ndihma humanitare në periudha të vështira deri te zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, Dorcas Albania ka ndryshuar jetë.
Në veçanti, bashkëpunimi mes Këshillit të Qarkut dhe Dorcas Albania ka sjellë impakt të madh në jetën e të moshuarve dhe fëmijëve në qarkun tonë, përmes qendrave ditore dhe programeve të ndryshme.
Falenderojmë popullin holandez dhe Dorcas International për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Pa përkushtimin dhe pasionin e stafit dhe vullnetarëve, këto arritje nuk do të ishin të mundura.
Le të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë!
