top of page

Moti vijon të ngrohet, pasdite me vranësira/ Ja parashikimi për sot, 11 prill 2025

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 11
  • 1 min read

Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore.


Kjo do të bëjë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.


Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.



Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.


Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.


 “KORÇA BOOM”



bottom of page